Barnier: BE-ja do të mbështesë krejtësisht Irlandën përballë Brexit

19:24 | 8 Prill 2019
Arbresh.info

“Ne do të mbështesim krejtësisht Irlandën”, deklaroi Barnier në një deklaratë për shytp pas takimit me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar.

Bashkimi Europian do të jetë krejtësisht solidar me Irlandën cilido të jetë skenari i Brexit, theksoi sot në Dublin kryenegociatori i 27 shteteve anëtare të BE-së, Michel Barnier.

“Ne do të mbështesim krejtësisht Irlandën”, deklaroi Barnier në një deklaratë për shytp pas takimit me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar.

Ai theksoi se “në rast të një ndarje pa marrëveshje, BE-ja nuk do të fillojë negociata tregtare me Londrën deri sa çështja e kufirit irlandez të rregullohet”. /ATSHEV

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme