Një moment i pazakontë është filmuar me telefon të mençur në një nga plazhet e bukura të Spanjës, ku derisa pushuesit po shijonin rrezet e diellit, një barkë me emigrantë afrikanë ndalet në rërë dhe masa zbret dhe fillojnë të vrapojnë.
Pushuesit mbetën të habitur kur panë afro 50 marokenë në mesin e tyre 10 fëmijë, duke vrapuar në drejtim të hotelit luksoz në Costa de la Luz të Spanjës, transmeton Telegrafi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të pasdites së të shtunë në plazhin Barrosa, që konsiderohet një nga plazhet më të popullarizuara në pjesën jugore të Spanjës.
Sipas rojeve bregdetare spanjolle, nga 50 emigrantët 25 prej tyre janë arrestuar dhe 19 janë të moshës minorene. Ata gjithashtu kanë njoftuar se emigrantët janë nga Maroku të cilëve rrugëve ilegale janë futur në Spanjë.
Kjo nuk është hera e parë që raste të tilla po ndodhin në plazhet e Spanjës, muaj më parë ishin filmuar afro 50 emigrantë tjerë duke u munduar t’i ikin policisë bregdetare. /Telegrafi/
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...