Barcelonë, protesta të dhunshme kundër burgosjes së liderëve katalanas

00:52 | 24 Mars 2018
Trina Galanxhi

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët kryesore të Barcelonës për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës së Larte, e cila ka vendosur të ndjekë penalisht 13 udhëheqës që deklaruar pavarësinë e Katalonjës.

Gjykatësi i gjykatës së Lartë Pablo Llarena vendosi që 13 liderët katalanas të dalin para gjyqit për shkak të referendumit për pavarësinë e Katalonjës, tramsmeton portali arbresh.info

Në mesin e të dënuarve është edhe Jordi Turull, kandidat kryesor për të qenë presidenti  i ardhshëm i Katalonjës.

Vendimi ka nxitur protesta masive.

Përderisa 13 njerëz do të përballen me akuza për rebelim dhe kryengritje, 12 të tjerë do të gjykohen për përvetësim ose për mos bindje ndaj shtetit. /arbresh.info/

https://twitter.com/albertmercade/status/977279937865543681

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme