Google ADS

Barcelonë, normalizohet trafiku hekurudhor pas njoftimit për bombë

19:33 | 7 Nëntor 2018
Arbresh.info

Pas evakuimit dhe mbylljes të stacionit hekurudhor në Barcelonë me dyshimin se është vendosur bombë, trafiku hekurudhor është normalizuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e policisë spanjolle raportuan se në stacionin e trenit “Sants de Barcelona” janë evakuuar dy trena nën dyshimet se është vendosur bombë. Pas evakuimit, në stacionin e trenit mbërritën ekipet e specializuara për kërkim të mjeteve shpërthyese në tren.

Zyrtarët e policisë njoftuan se në ora 08:00 sipas kohës lokale, për shkak të një çante të dyshimtë, u evakuuan dy trena të shpejtë në linjat tre dhe katër. Në vend kanë dalë ekipet e çminimit. Pas kontrollit trafiku hekurudhor iu kthye normales.

– Alarm i rremë për bombë në stacionin e trenit në Madrid

Një stacion i trenave në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, është evakuuar pas një alarmi për bombë i cili rezultoi të jetë i rremë.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Spanjës, EFE, të bazuar në burimet policore, alarmi është dhënë pasi ka pasur dyshim se ka bombë në valixhen e një gruaje që udhëtonte nga stacioni Sants i Barcelonës në Atocha të Madridit.

Treni ishte ndaluar para se të arrijë në stacionin Atocha, ndërsa pas kërkimit u zbulua se nuk kishte mjete shpërthyese në valixhe.

Policia spanjolle pas Barcelonës edhe stacionin e trenave Atocha të Madridit e kishte evakuuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme