Google ADS

Barcelona nga syri i dronit (Video)

11:02 | 30 Qershor 2015
Arbresh.info

Barcelona është kryeqyteti dhe qyteti më i populluar i Katalonisë dhe qyteti i dytë më i madh në Spanjë, pas Madridit, me një popullsi prej 1,621,537 brënda kufijve të saj administrativë në një sipërfaqe prej 101,4 km2. Zona urbane e Barcelonës shtrihet përtej kufijve administrative të qytetit me një popullsi prej mbi 4.2 milion në një sipërfaqe prej 803 km2, duke qenë zona e gjashtë më e populluar urbane në Bashkimin Evropian pas Parisit, Londrës, zonës së Ruhrit, Madridit dhe Milanos, shkruan arbresh.info.

Rreth 5 milionë njerëz jetojnë në zonën metropolitane të Barcelonës. Ajo është gjithashtu metropoli më i madh i Evropës në bregdetin mesdhetar. Ajo ndodhet në bregdetin e Mesdheut midis grykëderdhjeve të lumenjve Llobregat dhe Besòs dhe kufizohet në perëndim nga vargmali i Serra de Collserola maja më e lartë e të cilit është 512m.

Këtu poshtë po sjellim një video mjaftë atraktive e cila është realizuar më dron dhe që shfaq pamje spektakulare të këtij qyteti mahnitës. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme