Ishulli i Barbudës në Karaibe, dikur ka qenë një Parajsë mbi tokë.
Pas goditjes nga uragani Irma, vendi është shkatërruar plotësisht. Shtëpitë janë shkatërruar dhe pothujase asgjë nuk ngjan si më parë, transmeton portali arbresh.info
Banorët e vendit po presin në ankth që të largohen nga ishulli, pasi shumica e tyre kanë ngelur pa shtëpi.
Përpos faktit të ata kanë mbetur pa shtëpi, shume nga ta kanë mbetur edhe pa ushqim.
Të paktën 14 persona mbetën të vdekur nga uragani shkatërrues.
Plot 1.2 milionë vetë rezultojnë të prekur nga uragani i konsideruar si një ndër më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë në Atlantik, por Kryqi i Kuq druhet se ky numër mund të rritet deri në 26 milionë./arbresh.info/
Renditja e Ligës së Kampionëve/ 18 skuadra kualifikohen, rre...
OKB: Mbi 800 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte sht...
Nuk kanë fund ofendimet ndaj Gjestit, Jozi shan rëndë banori...
Tri klube të Serie A i vihet pas Albian Hajdarit
Partia, lideri, programi apo interesi, ja çfarë ndikon tek v...