Google ADS

“Barbie njerëzor” dëshiron të jetojë vetëm me ajër dhe dritë

08:58 | 15 Prill 2016
Arbresh.info

Modelja ukrainase e njohur edhe si “barbie njerëzor” ka zbuluar se është duke e ushtruar veten për të jetuar vetëm nga drita dhe ajri.

Valeria Lukyanova, 23 vjeçe ka pranuar se ka përdorur kirurgjinë plastike dhe Photoshopin për të kultivuar pamjen prej kukulle, por beli i saj jashtëzakonisht i  vogël mund të jetë edhe si rezultat i mos ngrënies për javë të tëra, transmeton arbresh.info.

“Javëve të fundit nuk kam qenë e uritur fare; shpresoj që është faza e fundit para se të mund të jetoj vetëm me ajër dhe dritë”, ka thënë ajo për International Business Times.

Lukyanova ka thënë se është duke u konvertuar në Breatharianism, një kult që beson se ushqimi ndoshta dhe uji nuk janë të nevojshme për mbijetesën njerëzore.

Ky kult është kritikuar si pseudo-shkencë – me disa pasues që thuhet se po vdesin nga uria./arbresh.info

v2-Human-Barbiev1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme