Semaforë për barazinë: një çift homoseksual duke u përqafuar, ose një çift lezbikesh të kapura dorë për dore tani edhe në Frankfurt.
Pas Hamburgut dhe Flensburgut edhe bashkia e qytetit Frankfurt mbi Main vendosi që shenjat e zakonshme të trafikut për këmbësorë të zëvendësohen në dhjetë semaforë të qytetit përgjithmonë me sinjale që tregojnë një çift homoseksual duke u përqafuar, ose një çift lezbikesh të kapura dorë për dore. Mbi ta shkëlqen edhe një zemër e vogël.
Dhuratë speciale për Christopher Street Day
Gjatë fundjavës në Frankfurt mbi Main zhvillohet parada e LGBT-ve, Christopher Street Day. Në të pritet të marrin pjesë rreth 100.000 vetë.
Semafor me çift homoseksualësh në Madrid
E ngarkuara për integrimin pranë bashkisë Sylvia Weber tha se “Çiftet homoseksualë dhe lezbikë të semaforëve kanë një fuqi të lartë simbolike, ato janë një shenjë kundër përjashtimit dhe diskriminimit dhe pro barazisë dhe pranimit”. Ato tregojnë se sa e rëndësishme është politika e barazisë.
Fuqi e lartë simbolike
Semaforë me sinjale që tregojnë një çift homoseksualësh ka edhe në Madrid apo Vjenë. Kurse në mars në Melburn të Australisë në dhjetë semaforë simbolet e burrave u zëvendësuan me simbole grash. Ky aksion i iniciuar nga një organizatë bamirëse synon të promovojë barazinë gjinore dhe do të zgjasë vetëm për një periudhë prej dymbëdhjetë muajsh.
Simbole femrash në semaforë ka edhe në disa qytete të Gjermanisë, për shembull në Këln dhe Leipzig./DW
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...