Google ADS

Barack Obama do t’i kthehet politikës gjatë vitit 2018

00:50 | 19 Janar 2018
Trina Galanxhi

Nëse Presidenti Donald Trump dhe Partia Republikane ishin tashmë tashmë të shqetësuar për mbrojtjen e shumicës së tyre në Dhomën e Përfaqësuesve, ata tani do të përballen edhe me një faktor tjetër: Barack Obamën.

Ish presidenti amerikan që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në botë, që nga largimi prej Shtëpisë së Bardhë ka qenë në qendër të vëmendjes, shkruan “Herald Tribune”, transmeton portali arbresh.info

Tani bëhet e ditur se Obama planifikon që t’i kthehet politikës në vitin 2018, duke vendosur kështu një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e zgjedhjeve afatmesme.

Bashkëpunotër e tij parashikojnë një vit aktiv në politikë për ish presidentin e 44-të të SHBA-ve.

Obama gjatë vitit 2017 ka kritikuar administratën Trump, edhe pse rrallë i është drejtuar me emër presidentit të 45-të të SHBA-ve, duke thënë se “në SHBA është krijuar një kohë e pazakontë”.

Më konkretisht Obama ka folur kundër Republikanëve gjatë shfuqizimit të Obamacare dhe pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja e klimës së Parisit.

Sipas sondazheve të fundit, rreth 52 përqind e amerikanëve duan që Obama të ishte në detyrë.

Në vitin 2017, Obama bëri vetëm një paraqitje të vetme të fushatës, duke u shfaqur në Virxhinia për të bërë fushatë për kandidatin më pas fitimtar të atëhershëm, Ralph Northam. Në vitin 2018, ai do ta marrë atë numër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme