Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ish-Zonja e Parë, Michelle Obama, kanë mbështetur Kamala Harris për garën e saj për Shtëpinë e Bardhë.
Nënpresidentja amerikane tani ka marrë një mbështetje të rëndësishme nga dy nga demokratët më popullor në Shtetet e Bashkuara.
Mbështetja, që u bë publike më 26 korrik përmes një videoje ku shfaqet Harris duke biseduar në telefon nga çifti Obama, vjen në kohën kur Harris po vazhdon të ndërtojë momentum, teksa me gjasë ajo do të fitojë nominimin partiak për presidente.
Synimi i Harris për të garuar për presidente vjen pasi presidenti amerikan, Joe Biden, u tërhoq nga gara për nënpresidente dhe ofroi mbështetje për zëvendësen e tij për të garuar kundër kandidatit republikan, ish-presidentit Donald Trump.
“Të telefonuam për të të thënë se Michelle dhe unë jemi shumë krenarë që të mbështesim dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi që të shkoni në Zyrën Ovale”, i tha ish-presidenti Harrisit.
Ndërkaq Michelle Obama, tha se “Kamala, jam shumë krenare me ty”.
“Kjo do të jetë historike”, shtoi ajo.
Harris, e cila e njeh çiftin Obama që para se Barack Obama të fitonte zgjedhjet e 2008, i falënderoi për miqësinë e tyre dhe tha se mezi pret që të jenë bashkë në fushatën për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Barack dhe Michelle Obama ndoshta janë figurat e fundit të larta të partisë që mbështesin Harrisin zyrtarisht.
Sipas një hulumtimi të Associated Press, Harris veçse ka siguruar mbështetjen publike të shumicës së delegatëve në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, i cili do të mbahet nga 19 gushti deri më 22 gusht në Çikago.
Biden e kishte mbështetur menjëherë Harrisin pasi njoftoi për tërheqjen nga gara, mes shqetësimeve se presidenti 81-vjeçar nuk mund të mposhtë Trumpin.
Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumer, lideri i demokratëve në Dhomë, Hakeem Jeffries, ish-presidenti Bill Clinton, ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Cliton, janë disa nga figurat që kanë mbështetur Harrisin.
Çifti Obama, megjithatë, pas tërheqjes së Bidenit nuk e mbështetën menjëherë Kamala Harrisin. Në deklaratën fillestare pas tërheqjes së Bidenit, Barack Obama nuk e përmendi Harrisin, por lavdëroi Bidenin për punën e bërë.
Çifti Obama kishin marrë pjesë në fushatën e Hillary Clintonit më 2016 dhe më 2020 të Bidenit./rel
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...