Banorëve të destinacionit të njohur turistik grek, Santorini, u është kërkuar që të kufizojnë lëvizjet e tyre në qytet, pasi një turmë e madhe turistësh pritet të arrijë në ishull.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, që i ngjan atyre të emergjencën nga numri 112, anëtari i këshillit bashkiak të Thirës ngriti alarmin te qytetarët duke i këshilluar që të qëndrojnë sa të mundin në shtëpi për të liruar hapësirën për turistët.
Postimi në Facebook, ku Panos Kavallaris njofton mbërritjen e 17 mijë turistëve përnjëherësh ka shkaktuar reagime të ashpra nga banorët e Santorinit dhe politika në Greqi.
“Një ditë tjetër e vështirë për qytetin dhe ishullin tonë me ardhjen e 17 mijë vizitorëve nga anijet turistike. Kërkojmë vëmendjen tuaj dhe sa të mundemi të reduktojmë lëvizjet!”, thuhet në mesazhin e tij drejtuar banorëve të Santorinit, firmosur nga “Bashkësia Lokale Thira”./abcnews.al
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...