Banorëve të rajonit të Luhanskut në Ukrainën lindore u është kërkuar që të evakuohen menjëherë, sipas një raporti të agjencisë ukrainase të lajmeve UNIAN.
“Java e ardhshme mund të jetë e vështirë. Kjo mund të jetë hera e fundit që ne kemi një shans për t’ju shpëtuar,” citohet të ketë thënë kreu i administratës rajonale të Luhansk, Sergei Gaidai.
Forcat ruse janë fokusuar në kapjen e Luhanskut dhe Donetskut, të cilat janë pjesë e rajonit Donbas të Ukrainës lindore, një zonë e vjetër e prodhimit të qymyrit dhe çelikut.
Putin e kishte njohur tërësinë e dy rajoneve lindore si të pavarura nga Ukraina pak para luftës.
Forcat e armatosura të Ukrainës janë përgatitur për një ofensivë brutale ruse në këtë rajon.
Liga e Kampionëve e “mbushur” me futbollistë shqiptarë, dhje...
Meta përplaset me prokurorët e SPAK-ut në sallën e gjyqit
Hezbollahu goditi shtëpinë e plazhit të Benjamin Netanyahut,...
Konjufca priti në takim të rinjtë e Shkollës Diplomatike
Gashi: Me 43 nënshkrime, nesër kemi thirrur seancë të jashtë...
Blinken thotë se “tani është koha” për t’i dhënë fund luftës...