Banorët e Palestinës e kanë pritur ndryshe Fitër Bajramin e sivjetshëm, mes bombardimeve, dhjetëra viktimave dhe tensioneve me izraelitët.
Të enjten Rripi i Gazës u bë sërish objektiv i një serie sulmesh raketore nga ajri.
Mbi 650 lokacione që i përkasin grupit militant “Hamas” janë rrafshuar prej fillimit të Operacionit izraelit “Rojtarët e Mureve”, godina, seli, banka dhe tri ndërtesa shumëkatëshe.
Mbi 60 kanë shkuar viktimat në Gazë dhe të paktën 7 kanë humbur jetën në Izrael.
Izraeli po shqyrton tani mundësinë e zbarkimit të trupave këmbësore në territorin palestinez.
Përpos sulmeve, të enjten vijoi edhe dhuna ndërkomunitare e ndërfetare brenda vendit.
Mediet filmuan në gjithë vendin skena të qytetarëve arabo-izraelitë duke u sulmuar prej izraelitëve vendës, dhe e kundërta.
Kryeministri Benjamin Netanjahu apeloi popullin për vetëpërmbajtje.
“Asgjë nuk e justifikon linçimin e arabëve nga hebrenjtë dhe anasjelltas. Qytetarëve izraelitëve ju them se nuk ka rëndësi nëse po ju zien gjaku nga inati. Ligjin nuk mund ta bëni me dorën tuaj.”
Në anën tjetër të kufirit, në Palestinë, presidenti Mahmud Abas u zotua se do i dalë për zot popullit, edhe nëse kjo nënkupton luftë.
“Fjalën time sot ia adresoj posaçërisht Amerikës dhe Izraelit: Mjaft më. Nuk ka largoni dot nga atdheu ynë dhe do ju mbesim halë në sy. Shteti pushtues po kërkon të na kolonizojë në qytetin e Jerusalemit me një luftë të shfrenuar, me krime lufte dhe pastrime etnike të palestinezëve, të identitetit arab dhe islamik në kryeqytetin tonë, në Jerusalem.”
Ndërsa si Izraeli, edhe Palestina presin që përplasjet të vijojnë për ditë me radhë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka paralajmëruar një mbledhje urgjente për ta zgjidhur paqësisht konfliktin e fundit arabo-izraelit./telegrafi/
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...