Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur heqjen e vizave edhe për Kroacinë.
Ky është vendi i fundit që i shtohet listës me 40 shtete, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë drejt SHBA-së, për turizëm apo biznes, pa pasur nevojën e një vizë.
Ja lista e shteteve që mund të udhëtojnë dhe qëndrojnë 90 ditë në SHBA për biznes ose turizëm pa qenë nevoja për vizë: Andorra, Australia, Austria, Belgjika, Brunei, Kili, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Japonia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Monako, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San Marino, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Koreja e Jugut, Spanja, Suedia, Zvicra, Tajvani, Mbretëria e Bashkuar dhe Kroacia.
Vendimi për Kroacinë u përshëndet nga sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, i cili shkroi në faqen e tij zyrtare në Twitter se mirëpriste në lëvizjen e lirë aleaten e NATO-s dhe partneren e patundur të SHBA-së, Kroacinë. /euronews
A mundet Trump ta blejë Groenlandën?
Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me ...
Niseni vitin mbarë – shtoni këto tre ushqime në pjatë për sh...
“AI jashtë kontrollit”, kritika për Apple për shpërndarjen e...
Takime romantike, si të dalloni nëse dikush ju pëlqen me të ...
SHBA vendos sanksione kundër kreut të kabinetit të kryeminis...