Banorët e Floridës po kthehen në shtëpitë e tyre pas evakuimit prej uraganin Milton. Trafiku bllokoi një prej autostradave kryesore si dhe rrugë të tjera që të çojnë drejt bregdetit. Autoritetet thanë se Milton ka shkaktuar vdekjen e të paktën 16 personave.
Sipas zyrtarëve numri i viktimave mund të kishte qenë edhe më i madh nëse nuk do të kishte patur evakuime në masë.
Panorama e freskët e shkatërrimit të shkaktuar nga uragani Helene, që goditi vetëm dy javë më parë, ka shërbyer ndoshta sipas zyrtarëve, që shumë njerëz të largohen nga zonat në rrezik.
“Helene ka të ngjarë të ketëshërbyer si kujtesë e qartë se sa në rrezik janë zona të caktuara ndaj stuhive, veçanërisht rajonet bregdetare” tha Craig Fugate, i cili ka shërbyer si administrator për Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave nën Presidentin Barack Obama.
“Kur njerëzit shohin drejtpërdrejt se çfarë mund të ndodhë, veçanërisht në zonat fqinje, kjo mund të shërbejë që të ndryshojnë mendim rreth asaj që duhet të bëjnë”, tha ai.
Në qytetin bregdetar të Punta Gorda-s, kryebashkiaku Lynne Matthews tha se autoriteteve iu desh të shpëtonin vetëm tre persona nga përmbytjet, krahasuar me 121 të tillë, kur goditi Helene.
“Shumë njerëz iu bindën urdhrave për evakuim” tha zoti Matthews në një konferencë për shtypin të premten, duke vënë në dukje se autoritetet lokale u siguruan që banorët t’i dëgjonin.
Që nga e premtja në mbrëmje, numri i personave pa energji elektrike në Florida llogaritej në 1.9 milionë, ndërkohp 260,000 banorëve të Shën Petersburgut iu kërkua të ziejnë ujin përpara se ta përdorin, të paktën deri të hënën.
Guvernatori Ron DeSantis paralajmëroi njerëzit që të jenë vigjilentë, duke përmendur kërcënimet e vazhdueshme që mund të vijnë nga shtyllat e rrëzuara elektrike apo mes godinash të përmbytura që mund të fshehin objekte të rrezikshme.
“Ndodhemi aktualisht në atë periudhë kur fatalitetet janë të parandalueshme”, tha zoti DeSantis të premten. “Duhet të marrësh vendimet e duhura dhe të dish rreziqet që të kanosen”, shtoi ai./VOA
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...