Google ADS

Bankat globale do të ndalojnë transaksionet me Rusinë, thotë SHBA

00:53 | 27 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

SHBA-ja e quan vendimin e aleatëve perëndimorë për të shkëputur bankat ruse nga sistemi i mesazheve Sëift “modeli i Iranit”.

Irani u shkëput nga Swift në vitin 2012 si pjesë e sanksioneve për programin e tij bërthamor, megjithëse shumë nga bankat e Iranit janë rilidhur me sistemin disa vite më vonë, transmeton portal arbresh.info

Bankat ruse të shkëputura nga Sëift “tani do të duhet të përdorin telefonin ose një makinë faks”, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

“Me të gjitha gjasat, shumica e bankave në mbarë botën thjesht do të ndalojnë transaksionet së bashku me bankat ruse”, shton ai, shkruan BBC.

Vendimi i së premtes për Sëift do të zbatohet për bankat “të përzgjedhura”, por jo të gjitha bankat ruse, dhe Shtëpia e Bardhë tha se Bashkimi Europian do të finalizojë listën.

“Vetëm Putin mund të vendosë se sa mund t’i përballojë këto sanksione”, thotë SHBA./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme