Banka “Santander”, dega e saj në Britaninë e Madhe u ka dhënë kuptim Krishtlindjeve për të paktën 2 mijë klientë të saj. Më 25 dhjetor kjo bankë ka depozituar gabimisht 154 milionë euro në llogari të ndryshme.
“Pagesa u nda në 75 mijë transaksione për klientë të korporatave dhe komerciale”, – deklaroi banka Santander në një reagim të bërë të enjten.
“Na vjen keq që për shkak të një problemi teknik, disa pagesa për klientët tanë të korporatave janë dubluar gabimisht”, – thuhet në deklaratë.
Banka është duke punuar që të kthejë paratë e shpërndara gabimisht, por një pjesë e tyre kanë përfunduar në llogari të bankave rivale dhe rikthimi mund të jetë mjaft i ndërlikuar.
“Santander UK” është një degë tërësisht në pronësi të bankës globale Banco Santander, e cila ka selinë në Spanjë. Dega britanike ka 14 milionë klientë aktivë dhe 616 degë të shpërndara.
Gabime të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët kur një bankë depozitoi aksidentalisht 50 miliardë dollarë në llogarinë e një familjeje në Luiziana të SHBA, por paratë u rikthyen.
Gafa më e rëndë është bërë nga Citibank që humbi 500 milionë dollarë. Në fakt ajo u dërgoi aksidentalisht në llogari 900 milionë dollarë huadhënësve të kompanisë kozmetike Revlon.
400 milionë mundi t’i rikthejë ndërsa për marrjen e 500 milionë të tjerëve shkoi në gjykatë me argumentin se ato nuk ishin paguar vullnetarisht.
Por në shkurt, një gjykatës i Gjykatës së Qarkut të SHBA vendosi se banka nuk do të lejohet të rikuperojë paratë./lapsi/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...