Banka Botërore pezullon ndihmat për Afganistanin

23:50 | 24 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Banka Botërore ka pezulluar ndihmat për Afganistanin, pasi talebanët morën në kontroll vendin.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në Afganistan dhe ndikimin në perspektivat e zhvillimit të vendit, veçanërisht për gratë,” tha një zëdhënës, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Banka po eksploron mënyra për të mbetur e angazhuar dhe për të ruajtur “fitimet e zhvillimit të fituara me vështirësi” në vend, tha zëdhënësi.

Banka Botërore aktualisht ka më shumë se dy projekte zhvillimi në Afganistan dhe ka siguruar 5.3 miliardë dollarë (3.8 miliardë paund) që nga viti 2002, sipas faqes së internetit të bankës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme