Parashikimi ekonomik për një sërë vendesh në zhvillim, deri tani vonë ka qenë pozitiv. Por për vitin në vazhdim, situata, sipas Bankës Botërore, do të pësojë ndryshime të mëdha e shkak për tkurrjen e ritmit të rritjes ekonomike duket se janë sfidat e vështira me të cilat përballen shtetet në fjalë.
Dhe si një nga arsyet kryesore, ekspertët citojnë uljen e ndjeshme të kuotimit që pësoi ari i zi në tregjet ndërkombëtare. 4.8 për qind ishte parashikimi i rritjes për vendet në zhvillim; Banka Botërore e korrigjoi këtë shifër me ulje në 4.4%.
“Vendet në Zhvillim kanë pasur si grup një lloj tkurrjeje që prej vitit 2010. Megjithatë, goditjen kryesore e dha ajo çfarë ndodhi vitin e kaluar e që vazhdoi edhe në pjesën e parë të 2015-s: përgjysmimi i çmimit te naftës që dëmtoi, në mënyrë të veçantë, ekonomitë e vendeve eksportuese”, ka deklaruar Ayhan Kose, drejtor i Grupit për Perspektivat e Zhvillimit në Bankën Botërore.
Raporti i Bankës Botërore mbi perspektivën ekonomike globale vë në dukje problemet në të ashtuquajturat “ekonomi me rritje të shpejtë”.
“Vendi që pritet gjerësisht të kalojë sivjet në recesion është Brazili. Rusia është duke kaluar sakaq nëpër një recesion të dhimbshëm dhe që të gjitha këto janë ekonomi që konsiderohen me rritje të shpejtë. Kemi një rrudhje të rritjes ekonomike në Kinë, edhe pse të kontrolluar, ndërsa mund të them se Afrika e Jugut ka probleme serioze strukturore. Të gjithë këta faktorë na shtynë të bëjmë një rishikim të parashikimeve”, ka thënë Kose.
Ai shton se lajmet e këqija për vendet në zhvillim që eksportojnë naftë janë lajme të mira për importuesit e naftës e madje e etiketon këtë si një fat të papritur për ekonominë globale.
“Ne ende mendojmë se përfitimet e rënies së çmimit të naftës do të materializohen gjatë 12 apo 18 muajve të ardhshëm”, thotë Kose, i cituar nga “Zëri i Amerikës”.
Rënia e çmimeve të naftës ka shkaktuar ndryshime ekonomike dhe ajo çfarë vihet re sot është një transferim i të ardhurave nga ekonomitë eksportuese të naftës tek ato importuese, tek konsumatorët dhe përdoruesit./tch/
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty