Presidenti i Bankës Botërore ka thënë se lufta në Ukrainë është një katastrofë për botën, sepse do të shkaktojë rënie në ekonominë globale.
“Lufta në Ukrainë vjen në një kohë të keqe për botën, sepse inflacioni tashmë po rritej”, tha David Malpass për BBC, transmeton portal arbresh.info
Ai theksoi se shqetësimi më i madh është humbja njerëzore që po ndodh në Ukrainë.
Malpass tha se ndikimi ekonomik i luftës shtrihet përtej kufijve të Ukrainës dhe rritja e çmimeve globale të energjisë në veçanti “godit më së shumti të varfrit, ashtu si edhe inflacioni”.
Çmimet e ushqimeve janë rritur gjithashtu nga lufta dhe “janë një konsideratë dhe problem shumë real për njerëzit në vendet e varfra”.
Malpass thekson se Rusia dhe Ukraina janë prodhues të mëdhenj të ushqimit. Ukraina është prodhuesi më i madh në botë i vajit të lulediellit, me Rusinë numrin dy, sipas S&P Global Platts. Mes tyre ato përbëjnë 60% të prodhimit global.
Të dy vendet përbëjnë gjithashtu 28.9% të eksporteve globale të grurit sipas JP Morgan. Çmimet e grurit në bursën e ardhshme të Çikagos janë tregtuar në nivelet më të larta të 14 viteve.
Furnizimet ruse të këtyre mallrave janë duke u kufizuar për shkak të sanksioneve të përhapura që e bëjnë të vështirë për pjesën tjetër të botës blerjen e produkteve të saj. Furnizimet ukrainase janë ndalur sepse luftimet kanë mbyllur portet e vendit.
“Nuk ka asnjë mënyrë për t’u përshtatur shpejt me humbjen e furnizimeve nga Ukraina dhe Rusia dhe kjo dërgon deri te rritja e çmimeve”, tha ai.
Ai thotë se e njëjta gjë është e vërtetë për furnizimet ruse me energji dhe është veçanërisht e dëmshme për Europën Perëndimore, ku qeveritë kanë neglizhuar aspektet tjera se si të furnizohen mjaftueshëm me energji elektrike.
Rreth 39% e energjisë elektrike të BE-së vjen nga termocentralet që djegin lëndë djegëse fosile dhe Rusia është burimi më i madh i kësaj nafte dhe gazi.
“Ndërsa BE-ja kërkon të përshpejtojë tranzicionin e saj drejt burimeve të tjera të energjisë, qeveria e Vladimir Putin “mund të humbasë përgjithmonë disa nga tregjet e saj”, tha Malpass.
Një humbje e tillë e të ardhurave është vetëm një nga mënyrat se si kjo luftë do të dëmtojë standardet e jetesës në Rusi, po kështu do të jetë edhe rënia e vlerës së rublës dhe inflacioni që sjell.
Banka Botërore ka ndihmuar Ukrainën me rreth 7.9 miliardë që nga revolucioni i vitit 2014.
Ato para e kanë ndihmuar vendin të krijojë reforma të gjera ekonomike duke përfshirë privatizimet në sektorët e energjisë dhe bankar, si dhe përpjekjet për ta bërë tokën e tij bujqësore më produktive./bbc/arbresh.info/
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi S...
Dasara Karaiskaj për Parashqevi Simakun: Atë grua e përçudnu...
Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandën e NATO-s
Real Madrid e fiton Kupën Interkontinentale