Gjatë shtatë muajve të fundit, si pasojë e etheve dengue në Bangladesh kanë humbur jetën 110 persona, përfshirë edhe 28 të mitur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Epidemia më e rëndë e etheve virusale në Bangladesh edhe më tej avancon, ndërsa nga fillimi i vitit janë regjistruar 32.340 persona të sëmurë.
Nga Drejtoria për shëndetësi të Bangladeshit theksuan se 24 orët e fundit janë dërguar në spital 2.428 persona.
Zyrtarët theksojnë se janë bërë përpjekje në luftën kundër etheve dengue, ndërsa Qeveria ka ndarë më shumë se gjashtë milionë dollarë për të parandaluar përhapjen e epidemisë.
Gjatë 18 orëve të fundit, prej kur mblidhen të dhënat, asnjë vit të plotë nuk ka pasur më shumë se 11.000 raste të regjistruara të etheve dengue.
Në njoftimin e muajit të kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) situatën me epideminë dengue në Bangladesh e vlerësoi si alarmante.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...