Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur një moment dramatik kur grabitës të maskuar marrin “peng” një pronar, duke e lidhur me kabllo.
Ndërkohë që ai dërgohej për në shtëpi, familja e tij ishte tmerruar pas mbahej brenda nën kërcënimin e armëve.
Lee Harris, 48 vjeç dhe familja e tij iu nënshtruan një sulmi brutal rreth orës 1 të mëngjesit më 11 shtator, në të cilin gjashtë burra të armatosur dhe të maskuar përdorën një varre për të shkatërruar portën hyrëse për në shtëpinë e tyre.
Banda e dhunshme lidhi, goditi dhe kërcënoi 48 vjeçarin, gruan e tij Nicola, 43 vjeç, dhe djemtë e tyre binjakë 17-vjeçarë Cameron dhe Broady në një bastisje të tmerrshme.
Duke kujtuar skenën e tmerrshme, Harris tha: ‘Ata përplasën derën e pasme me një varre. Dola nga dhoma e gjumit përmes shkallëve. Pashë gjashtë burra që vinin në këmbë. Nisa të frikësohesha për jetën time”.
Banda e dhunshme kërcënoi të hidhte ujë të nxehtë mbi familjen, ndërsa ata ishin të lidhur.
Ata morën tre makina dhe 15,000 paund para të gatshme.
Policia e Yorkshire në Britani, po heton rastin dhe e ka konsideruar incidentin si ‘tmerrues’.
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...