11 persona raportohet se janë vrarë pas një konflikti mes anëtarëve të dy karteleve rivale në Meksikë. Ngjarja ndodhi në qytetin kufitar meksikan të Juarez.
Mediat e huaja raportojnë se Los Chapos, anëtarë të kartelit famëkeq Sinaloa të udhëhequr më parë nga Joaquin “El Chapo” Guzman, dhe grupi lokal Los Mexicles u përleshën në një burg. Ky fakt u bë i ditur nga zëvendësministri i Sigurisë Ricardo Mejia, raportoi Reuters.
Raportohet se nga përleshjet janë lënduar edhe 16 persona, ndërkohë që kryesisht viktimat janë civilë.
Reuters raporton se pas trazirave në burg, persona nga karteli Mexicles dolën nëpër qytet duke vrarë 9 civilë./gsh/
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde