Ballkani është në listën e prioriteteve të administratës amerikane, thotë Charles Kupchan, ekspert i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara, njëherazi profesor në Universitetin Georgetown në Uashington.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kupchan i mëshon idesë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të bashkojnë forcat për zgjidhje të mosmarrëveshjeve në rajonin e Ballkanit, në mënyrë që të mbajnë larg ndikimin e Rusisë dhe Kinës.
Sipas tij, Christopher Hill, i nominuari i presidentit amerikan, Joe Biden, për ambasador në Serbi, është njeri me përvojë të jashtëzakonshme në Ballkan dhe emër të madh në Uashington, si dhe me shumë peshë në qarqet diplomatike.
”Nëse dikush pyet se cilat janë prioritetet rajonale të Bidenit, unë mendoj se Ballkani është ngritur ndjeshëm në listë, kryesisht për shkak të punëve të papërfunduara të komunitetit atlantik. Them se ndarja e përgjakshme e ish-Jugosllavisë, ka krijuar disa efekte politike, të cilat nuk janë përfunduar ende. Mendoj se e di si përfundon kjo gjë. Kjo çështje përfundon me integrimin e plotë të rajonit në institucione atlantike. Vetëm se nuk e dimë kur do të ndodhë kjo gjë. Kam megjithatë bindjen se administrata Biden do ta bëjë këtë gjë prioritet”, shprehet eksperti, i cili thekson se shefi i Shtëpisë së Bardhë ka dhe vetë një interes të madh për rajonin, ku ka qenë i përfshirë për dekada të tëra.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...