Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Taulant Balla ka përkujtuar presidentin e ndjerë italian Giorgio Napolitano.
Balla tha se me largimin nga jeta të Napolitanos, Italia ka humbur një personalitet të padiskutueshëm në skenën politike.
“Me largimin nga jeta të Presidentit të Nderit të Republikës Italiane, Giorgio Napolitano, Italia ka humbur një personalitet të padiskutueshëm në skenën politike, ndërsa Shqipëria një mik dhe avokat të madh të aspiratave të saj evropiane”, ka shkruar Balla, përcjell Arbresh.info
Në telegramin e tij ngushëllues Balla shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe popullit italian.
“Një burrë Shteti në të gjitha funksionet e tij si deputet, ministër i Brendshëm dhe President i Republikës. Ngushëllimet e mia më të thella familjes dhe popullit italian. U prehsh në paqe President”, ka përfunduar ai.
Kujtojmë se me datën 22 shtator është ndarë nga jeta ish-presidenti italian Giorgio Napolitano. Ai vdiq sot në Romë në moshën 98- vjeçare.
Ish-kreu i shtetit italian prej disa kohësh kishte probleme shëndetësore, të lidhura edhe me moshën.
Në vitin 2018 ai u shtrua në spitalin e San Camillo dhe iu nënshtrua një operacioni në zemër.
Në maj të vitit të kaluar ai u shtrua sërish, këtë herë në spitalin e Spallanzanit, për një operacion abdominal.
Ai la pas gruan e tij Clio Maria Bittoni dhe dy djemtë e tij Giovanni dhe Giulio.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...