Google ADS

Balena gjigande shfaqet me furi para turistëve, tmerr dhe panik

19:35 | 7 Tetor 2018
Arbresh.info

Ky është momenti kur një balenë kërcen mbi ujë vetëm pak metra larg një anijeje turistike në Kosta Rika. Në pamjet filmike, krijesa gjigande shfaqet thuajsë hundë më hundën me barkën pasi del me furi nga uji dhe përplaset po dhunshëm në të.

Skena u filmua nga një barkë ngjitur, që vëzhgon balenat në gjirin e Queopos. Fillimisht kamera është fokusuar në zogjtë e detitqë fluturojnë mbi ujë. Papritmas shfaqet balena, në krahun e djathtë të anijes turistike. Turistët e tmerruar ulërijnë, balena duket sikur po shkon drejt e mbi barkën e vogël.

Balena zhytet në ujë pas kësaj me furi duke e spërkatur barkën fuqishëm.

Duke parë këtë spektakël të rrallë, një turist në fund të videos dëgjohet tek ulërin: O Zot, o Zot…”

Një tjetër thotë: “ O Zot, ajo balenë thuajse e goditi atë barkën…”

“E di”, thotë turisti, “ jam i tmerruar tani, po na vjen gjithmonë e më afër”.

https://www.youtube.com/watch?v=QuZ_Yqd29n4

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme