Ministria e Jashtme irakiane deklaroi se do të thërrasë ambasadorin iranian për të dënuar sulmet e Iranit në dy baza ushtarake irakiane, ku janë vendosur trupa amerikane.
Ministria shtoi se do të njoftojë ambasadorin se sulmet janë shkelje e sovranitetit të Irakut, se Iraku është shtet i pavarur dhe siguria e tij e brendshme është përparësi e lartë.
“Nuk do të lejojmë që Iraku të jetë një fushëbetejë, një bazë për të zhvilluar sulme ose që toka e tij të përdoret për të dëmtuar shtetet fqinje”, deklaroi një zëdhënës i ministrisë.
Ministria i bëri thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen e të ulin tensionet, si edhe të mos e kthejnë Irakun në një skenë beteje, ku të zgjidhin punët e tyre dhe të punojnë për të zgjidhur krizat në rajon./ATSH
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...