Një grup burrash të maskuar sulmuan zyrat e stacioneve televizive në Bagdad, të cilat janë tronditur nga protestat që lanë sot 14 të vdekur.
Sipas stacionit të Al-Arabia, sulmuesit e maskuar me rroba të zeza dhe makina të zeza, sulmuan sonte zyrat e televizionit, rrahën disa prej punonjësve, dëmtuan pajisjet e tyre dhe u larguan.
Korrespondenti i stacionit të Bagdadit, Majid Hamid tha se disa kolegë të tij ishin të plagosur. Sipas tij, stacioni është kërcënuar për disa ditë.
Zyrat e kanaleve private në Irak “Dazla” dhe “BAT” u sulmuan gjithashtu, raporton AP, duke iu referuar deklarimeve të punonjësve.
Në të njëjtën kohë, protestat janë duke vazhduar në rrugë, dhe sipas informacioneve të fundit, 14 protestues janë vrarë nga forcat irakiane të sigurisë sot.
Më parë është raportuar se 39 persona janë lënduar në protestat në Bagdad dhe në qytetin jugor të Divaniya.
Sipas AP, zyrat e partive politike u dogjën gjatë protestave të të rinjve, të cilat kanë shpërthyer në shenjë pakënaqësie për shkak të gjendjes së keqe ekonomike, papunësisë dhe korrupsionit.
Në Nasiriya, protestuesit i vunë zjarr zyrave të tre partive politike dhe një deputeti, të cilave forcat e sigurisë iu përgjigjën me armë zjarri, dhe deri më tani nuk është raportuar për viktima nga ai qytet.
Gjatë demonstratave të sotme në Bagdad, të paktën 39 persona u plagosën dhe AP thotë se 73 njerëz kanë vdekur në qytetet e Irakut brenda pesë ditëve të fundit./expres/
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...