Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka deklaruar se tensioned në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës do të mund të zgjidhen përmes diplomacisë, ndërsa paralajmëroi se Moska do të mbartë pasojat nëse pushton Ukrainën.
“Çdo akt i mëtejshëm agresiv do të ketë një kosto të lartë për Rusinë, ekonomikisht, strategjikisht, politikisht,” tha Baerbock, e cila po viziton Kievin dhe më pas pritet të udhëtojë drejt Moskës, transmeton portal arbresh.info
“Diplomacia është e vetmja rrugë,” tha ajo.
Bisedimet midis Moskës dhe vendeve perëndimore për vendosjen e dhjetëra mijëra trupave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës përfunduan javën e kaluar pa sukses, ndërsa kibernetik në Ukrainë ka ndezur më tej tensionet.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleb, tha se Ukraina dhe Gjermania janë të bashkuara në përpjekjet për të ringjallur bisedimet e paqes katërpalëshe për përfundimin e luftës në Ukrainën lindore në të ashtuquajturin format Normandi, i cili përfshin Gjermaninë, Francën, Ukrainën dhe Rusinë.
Gjermania e ka mbështetur Ukrainën duke dërguar ndihmë dhe mbështetje diplomatike në konfliktin e saj me Moskën që kur Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë dhe mbështeti separatistët në rajonin e Donbasit në vitin 2014./arbresh.info/
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...