Baerbock: Paqja në Ballkanin Perëndimor varet nga një fije

11:35 | 29 Nëntor 2023
E.G

Gjermania do te dërgojë edhe 150 trupa shtesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka bërë të ditur kryediplomatja gjermane, Ana Baerbock.

Këtë ajo e bëri të ditur pas takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke theksuar se paqja në Ballkanin Perëndimor “varet nga një fije”.

“Paqja shpesh varet nga një fije në Ballkanin Perëndimor. Angazhimet e NATO-s dhe të BE-së janë të koordinuara: të EUFOR, misioni, siguron sstabilitetin në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe KFOR në Kosovë. Gjermania do të kontribuojë deri në 150 trupa shtesë për KFOR-in”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu ministrja e Jashtme gjermane evidentoi përpjekjet e vahzdueshme për destabilizimin e Ballkanit.

“Veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, aktorët po përpiqen vazhdimisht të destabilizojnë. Kjo nuk ndikon vetëm në situatën në kufirin Kosovë-Serbi, por edhe në situatën në Bosnje dhe Hercegovinë. Jo vetëm NATO, por veçanërisht BE-ja është një nga garantuesit e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Bashkimi Evropian është sigurimi ynë i jetës. NATO na siguron sigurinë në këtë zonë evropiane. Kjo është arsyeja pse shkëmbimi dhe bashkëpunimi janë kaq thelbësore. Angazhimet e NATO-s dhe BE-së shkojnë paralelisht: për shembull me EUFOR në Bosnje dhe Hercegovinë dhe NATO KFOR në Kosovë”, tha ajo

Baerbock theksoi se aleanca e NATO-s duhet të veprojë veçantërisht tani për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Evropë.

“Gjatë dy viteve të fundit ne kemi parë në mënyrë dramatike se siguria dhe paqja duhet të mbrohen përsëri çdo ditë në Evropë. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që, veçanërisht në këto kohë, ne si aleancë e sigurisë së NATO-s të forcojmë së bashku mburojën tonë mbrojtëse për paqen, lirinë dhe sigurinë në të gjithë Evropën”, nënvizoi kryediplamtja gjermane./euronews.al/

Të ngjashme