Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë dhe ka vizituar Buçan, qytezën në periferi të Keivit, ku forcat ruse po akuzohen se kanë kryer krime të luftës para se të tërhiqeshin në prill.
Vizita e Baerbock është vizita e parë e një anëtari të Qeverisë gjermane në Kiev, qëkur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.
Ajo pritet të takohet me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, më vonë gjatë ditës.
Tërheqja e trupave ruse nga Buça dhe qytete të tjera afër Kievit, zbuloi dëshmi të tmerrshme të vrasjeve brutale, torturave, varrezave masive dhe shënjestrim të civilëve gjatë luftimeve. Këto dëshmi shtuan thirrjet nga disa shtete, por edhe nga Kombet e Bashkuara dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale për hetime, për të përcaktuar nëse janë kryer krime të luftës.
“Këto viktima mund të kishim qenë ne”, tha ajo pasi vizitoi Buçën së bashku me prokurorin e përgjithshëm të Ukrainës.
Policia ukrainase ka thënë se shumica e civilëve të vrarë në Buça, u vranë me armë zjarri. Disa prej viktimave, sipas policisë, kishin duart e lidhura pas shpine.
Autoritetet ruse pretendojnë se forcat ruse nuk kanë sulmuar civilët në Ukrainë dhe kanë thënë se videot nga Buça, ku duken trupat e civilëve të shtrirë nëpër rrugë, janë të falsifikuara për të justifikuar sanksionet e reja perëndimore dhe për të penguar bisedimet e paqes./Rel
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...