Google ADS

Babai vrasës i merr jetën djalit 5-vjeçar pas fundjavës që kaluan bashkë

09:15 | 27 Qershor 2017
L G

Autori nuk tregon se ku ndodhet trupi i të miturit.

Një periudhë “e trazuar” divorci ka bërë që një burrë në Kaliforni t’i marrë jetën djalit të tij 5-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur që në muajin prill por vetëm ditën e hënë është zbuluar nga autoritetet, të cilët e kanë arrestuar 35-vjeçarin ende pa konfirmuar se djali i tij i zhukur prej kohësh, kishte vdekur.

14a2bd222119712058691c326cf62564

Babai vrasës, përveçse ka dhënë informacione të pavërteta në polici, s’ka bashkëpunuar me ta për asnjë moment në gjetjen e djalit. Ai është dënuar me 25 vjet burg. Djali për herë të fundit është parë teksa bashkë me të atin kanë qenë në Disneyland ku kishin shkuar për të kaluar një fundjavë gjatë prillit.

3346db27f9660ab85a6158ddb75dd050

Orë më vonë, autori i ngjarjes është gjetur pa ndjenja nga autoritetet, të cilëve i është shprehur se nuk mban mend asgjë nga ajo që kishte ndodhur.

Nga hetimet e mëtejshme, autoritetet zbuluan se ai po përgatitej për t’u arratisur, duke qenë se dhe në pamjen e tij kishte bërë ndryshime të dukshme. Deri më tani, mendohet se shkaku kryesor që e ka shtyrë drejt vrasjes makabre është periudhe e keqe që ai po kalonte pas divorci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme