Juan Pablo Escobar Henao, djali i trafikantit më të madh në botë të drogës Pablo Escobar u ka dërguar një apel të gjithë të rinjve: “Mos bëni si im atë. Mos e hidhni poshtë jetën.
Ishte një terrorist, jo një model. Ishin filmat serial që e transformuan në një hero”-është shprehur djali i bosit të drogës. Ai ka ndërruar identitet dhe tani quhet Sebastian Marroquin, jeton në Buenos Aires ku punon si arkitekt dhe shkrimtar.
Ai është përpekur për të takuar të gjithë familjarët e viktimave të babait të tij, të cilëve u ka kërkuar falje për ato që babai i tij ka bërë.“Pas vdekjes së tij, nënës sime iu desh të negocionte me rivalët e Kartelit Cali: e gjithë pasuria e tij që të shpëtonim. Është i vetmi motiv pse jemi ende këtu”-është shprehur ai.
Ai më tej ka kritikuar ashpër producentët e filmit mbi babain e tij, që mendon se ky film-serial ka plot gabime.“Madje i kam kontaktuar. Nuk më janë përgjigjur. Autorët e atij filmi nuk janë të interesuar për versionin e DEA-s dhe të CIA-s që e dinë si kanë shkuar ngjarjet”-ka deklaruar djali i Escobarit.
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...