Babai i vë flakën vajzës 3 vjeçare (FOTO)

22:26 | 20 Mars 2017
Arbresh.info

Një baba, i cili i vuri flakën vajzës së tij të vogël i tha fqinjit se e kishte ndërmarrë këtë akt sepse “ajo ishte tepër e bukur”.

Edward Herbert nga Perth, Australi, akuzohet se i hodhi benzinë të bijës 3 – vjeçare, pasi kishte kaluar gjithë ditën duke pirë alkool e kanabis.

43 – vjeçari i vuri më pas flakën të voglës dhe tentoi të bënte të njëjtën gjë edhe me vajzën  7 – vjeçare.

3 – vjeçarja pësoi djegie në fytyrë e në pjesën e sipërme të trupit, por fatmirësisht arriti të mbijetonte. Ajo iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimit me lazer për shenjat.

Prokurorja e çështjes, Amanda Forrester, tha para gjykatës se shenjat e të voglës nuk do të ikin kurrë.

Gjykata u njoh me historinë sesi 43 – vjeçari kishte pirë gjatë gjithë ditës dhe kishte kërcënuar bashëshorten duke i thënë se do ta vriste, përpara se të tentonte të digjte fëmijët.

Sipas raportimeve, fqinji i çiftit mbërriti fare pak kohë më vonë.

Herbert mësohet se i tha atij se ishin fëmijët e tij dhe ai mund të bënte ç’të donte, duke shtuar se e vogla ishte shumë e bukur ndaj dhe e dogji. Gjyqi ndaj 43 – vjeçarit vijon.

babai-634x445

3e73d61200000578-4330460-image-a-1_1489998471499

3e73d61600000578-4330460-edwards_has_pleaded_not_guilty_to_setting_alight_one_daughter_an-a-1_1489999718244

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme