Babai i sulmuesit në Manchester për “Reuters” ka theksuar se ai ka biseduar me djalin e tij pesë ditë më parë dhe sipas tij ‘gjithçka ishte normale’.
Ai ka shtuar se djali i tij, Salman Abedi, nuk i kishte treguar familjes së tij që po udhëtonte drejt Manchesterit, transmeton portali arbresh.info
Sipas tyre, Salman Adebi, ishte duke kryer një udhëtim pelegrinazhi.
Babai i sulmuesit në Manchester, Ramadan Adebi, ka shtuar se djali i tij nuk ka besime ekstremiste dhe se nuk i përket Shtetit Islamik. Gjithashtu ai ka shtuar se djali i tij nuk ka udhëtuar për në Siri.
Ai ka dënuar ‘aktin terrorist mbi civilët dhe njerëzit e pafajshëm’.
Mediat britanikë kanë theksuar se gjatë ditës së sotme është arrestuar babai dhe vëllau i sulmuesit në Manchester./Arbresh.info
Tragjedia në Koçan/ Mickoski: Do të ketë hapa dhe vendime me...
Rikthimi në Big Brother VIP – Egli Tako humb 10 mijë ndjekës...
15 të arrestuar për tragjedinë në Koçan, në mesin e tyre edh...
Arsenali mposht Chelsea
“Trupa të djegur, ndodhi me shpejtësi” – F...
Osmani pret nesër në takim përfaqësuesin e ri të BE-së për d...