Babai i nuses nuk do të marrë pjesë në dasmën mbretërore

13:41 | 17 Maj 2018
Arbresh.info

Meghan Markle thotë se babai i saj nuk do të marrë pjesë në dasmën e saj me Princ Harryn që mbahet të shtunën.

Në një deklaratë, ajo tha se gjithnjë është kujdesur për babain dhe shpresonte që do t’i jepej hapësira për të cilën ai kishte nevojë për t’u fokusuar në shëndetin e tij, transmeton portali arbresh.info.

Ditëve të fundit janë ngritur dyshime nëse Thomas Markle do të ishte në dasmë apo jo për të dërguar të bijën në altar.

Të mërkurën ishte raportuar që i ati i aktores i ishte nënshtruar një operacioni në zemër./Arbresh.info/

https://twitter.com/KensingtonRoyal/status/997060884034924544?tfw_creator=BBCWorld&tfw_site=BBCWorld&ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fuk-44151239

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme