Babai i një ushtari të vrarë në Irak tha se dëshiron të krijojë një llogari në Twitter, në mënyrë që të quajë Presidentin amerikan, Donald Trump “gënjeshtar të mallkuar”.
Euvince Brooks, ka thënë për Washington Post, se Trump ka gënjyer që ka kontaktuar me të gjithë familjet e ushtarëve të vrarë në Irak, transmeton portali arbresh.info
“Kam kërkuar nga vajza ime që të mësojë të përdor Twitter-in, në mënyrë që t’i them atij (Donald Trump) se je një gënjeshtar”, ka thënë ai.
Komentet e Brooks vijnë pasi Trump është duke u përballur edhe me kritikat mbi komentete që ja ka bërë vejushës së njërit nga ushtarit të vrarë në Nigeri dy javë më parë.
Sipas mediave amerikane, Trump i kishte thënë asaj “se burri yt e dite ku ka shkuar”, fjalë të cilat e kanë bërë grua të shpërthejë në lot.
Donald Trump ka mohuar akuzat e gruas, ndërsa ka theksuar se do të dëshironte të fliste sërish me atë grua, edhe pse nuk “është në dijeni se si e ka komentuar ajo”./arbresh.info/
Brenda pak ditësh një sërë shkeljesh e skandalesh në ministr...
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...