Fushata e Marine Le Pen nuk ishte aq agresive sa duhej! Kritika vjen nga babai i kandidates presidenciale dhe veterani i së djathtës ekstreme, Jean-Marie Le Pen, sipas të cilit, vajza e tij duhej të kishte ndjekur shembullin e Donald Trumpit në SHBA.
Me 7.6 milionë vota, sipas Ministrisë franceze, Marine Le Pen theu rekordin paraprak të “Frontit Nacional” në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të dielën, e siguroi biletën për balotazhin e 7 majit. E megjithatë, ajo nuk arriti të mundte kandidatin e qendrës, Emmanuel Macron, i cili u pozicionua i pari.
“Mendoj se fushata e saj ishte shumë e qetë. Nëse do të kisha qenë në vendin e saj do të zhvilloja një fushatë të stilit të Trumpit. Shumë agresive kundër atyre që janë përgjegjës për degradimin e vendit”, tha Jean-Marie Le Pen.
Këto ishin të fundit në serinë e gjatë të kritikave ndaj strategjisë së Marine Le Pen, nga ana e të atit, i cili themeloi partinë në vitin 1972 dhe tronditi botën në vitin 2002, duke u kualifikuar për në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, para se të humbiste përballë konservatorit Jacques Chirak.
Komentet vijnë një ditë pasi Le Pen tha se do të merrte një pushim nga drejtimi i partisë, një lëvizje simbolike kjo, me të cilën duket se po synon të tërheqë mbështetje përtej bazës së partisë së saj. Kandidatja populiste e zgjedhjeve presidenciale po luan të njëjtën lojë me rivalin e saj, Macron, i cili refuzon t’u bashkohet partive kryesore, duke e përshkruar vazhdimisht partinë e tij “En Marche!” si një lëvizje që tejkalon ndarjen “e majtë, e djathtë”.
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...
Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është ...
Vetura përplas për vdekje një 50-vjeçar që lëvizte me biçikl...