Mjaft amerikanë u solidarizuan në mbledhje fondesh për të ndihmuar familjen e një vogëlushi, prindërit e të cilit u qëlluan për vdekje në paradën e 4 korrikut në Highland Park, ka tejkaluar 2 milion dollarë, pas një vërshimi dhurimesh pasi djali u gjet i vetëm si pasojë e masakrës.
Sipas Guardian, një foto e dy vjeçarit Aiden McCarthy u bë virale përpara se ai të ribashkohej me gjyshërit e tij. Më vonë u zbulua se prindërit e fëmijës ishin të dy të vdekur. Kevin McCarthy, 37 vjeç dhe Irina McCarthy, 35 vjeç, po ndiqnin paradën në periferi të Çikagos kur një person i armatosur i vrau ata dhe pesë persona të tjerë, si dhe plagosi dhjetëra të tjerë.
Gjyshi i Aiden, Michael Levberg tregoi se teksa Kevin u plagos nga plumbat dhe ra në tokë ai arriti të mbronte me trupin e tij djalin 2-vjeçar.
Stacioni televiziv lokal CBS Chicago raportoi se faqja GoFundMe u krijua për të mbledhur para për McCarthy dhe gjyshërit e tij, të cilët tani do ta rrisin atë.
“Në moshën 2-vjeçare Aiden është lënë në pozitën e paimagjinueshme; të rritet pa prindërit e tij”, thuhet në faqe.
Vogëlushi u mor nën kujdes përkohësisht nga njerëz të tjerë pasi u gjet i vetëm pas të shtënave vdekjeprurëse. Dana dhe Greg Ring, të cilët ndihmuan për t’u kujdesur për fëmijën, përshkruan se e gjetën atë në krahët e një të huaji, i cili dukej se ishte i trondur.
“Ajo po dridhej fizikisht, i gjithë trupi i saj. E mora djalin e vogël dhe e vendosa në krahë”, tha Dana Ring
Fëmija u ribashkua më vonë nga zyrtarët e zbatimit të ligjit me gjyshërit e tij në një spital./sotnews/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...