Babagjyshi ‘bëri’ një dhuratë për 118 persona në Belgjikë, i infektoi me Covid-19

00:37 | 16 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Babagjyshi ka shkaktuar probleme në një shtëpi të pleqve në Belgjikë, pasi infektoi 118 persona me koronavirus.

Sipas raporteve të mediave lokale, djali i një personi të një shtëpie pleqsh në qytetin e Antëerpit vizitoi shtëpinë me një kostum të Babagjyshit, me qëllim që të gëzonte banorët e shtëpisë së pleqve, transmeton portal arbresh.info.

Menjëherë pas vizitës, 45 persona, të cilët ishin në kontakt të ngushtë me të, filluan të shfaqnin simptoma të infeksionit, raporton See Biz.

Disa ditë pas vizitës së Babagjyshit, infeksioni u konfirmua te 98 banorë të shtëpisë së pleqve dhe tek 20 punonjës.

Sipas mediave lokale, gjatë vizitës së Babagjyshit në shtëpinë e pleqve nuk ishin respektuar masat e vendosura për parandalimin e infeksionit, shumica e banorëve ishin pa maska dhe nuk kishin mbajtur distancë fizike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme