Google ADS

Babadimri me dinamit, kërcënimi më i ri i ISIS-it

08:43 | 28 Nëntor 2017
Arbresh.info

Fanatikët e ISIS-it janë duke shpërndarë pamje propaganduese që kërcënojnë për një sulm në Nju Jork në kohë Krishtlindjesh.

Në këto pamje Babadimri është mbi një çati me një kuti plot dinamit duke i shikuar blerësit në Times Square, transmeton portali arbresh.info

Posteri ka fjalët “Takohemi për Krishtlindje në Nju Jork, shumë shpejt” e  shkruar me të zezë.

Ky është kërcënimi më i ri i grupit terrorist që paralajmëron sulme gjatë kohës së Krishtlindjes nëpër Evropë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme