Fabrika e çelikut Azovstal është bërë një simbol i rezistencës ukrainase kundër pushtimit të Rusisë.
Qindra luftëtarë janë ngujuar në tunelet poshtë fabrikës, duke mbrojtur fortesën e fundit ukrainase në qytetin e rrethuar të Mariupolit.
Qyteti port i vendosur strategjikisht u vu nën bombardime masive nga forcat ruse në fillim të pushtimit.
Marrja e qytetit do t’i lejonte ata të përfundonin një urë tokësore midis Krimesë dhe rajonit të Donbasit, si dhe t’i jepte Rusisë kontrollin e plotë të më shumë se 80% të vijës bregdetare të Ukrainës në Detin e Zi.
Ukraina thotë se bombardimet ruse dhe rrethimi i qytetit vranë dhjetëra mijëra njerëz, me raportime për trupa të shtrirë në rrugë. Moska mohon të ketë shënjestruar civilët, përcjell rtv21.tv
Deri para 10 ditësh, në fabrikën e çelikut ishin strehuar edhe qindra civilë, me ushqim, ujë dhe ilaçe në mungesë.
U desh rreth një javë për të evakuuar gratë, fëmijët dhe të moshuarit që ishin bllokuar atje për më shumë se një muaj, në një operacion të koordinuar nga OKB dhe Kryqi i Kuq, i cili përfundoi më 7 maj.
Kurse më 16 maj, ushtarët ukrainas është raportuar se janë larguar nga fabrika me dhjetëra autobusë.
264 ushtarët e shpëtuar nga Azovstal po dërgohen në dy pjesë të Ukrainës, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.
“53 të plagosur rëndë nga Azovstal u evakuuan në një institucion mjekësor në Novoazovsk për t’iu dhënë ndihmë mjekësore”, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar.
“211 persona të tjerë u dërguan në Olenivka përmes një korridori humanitar”, shtoi ajo.
Sipas Maliar, për kthimin e tyre të ardhshëm në shtëpi do të kryhet një procedurë shkëmbimi.
Shpjegimi i prerë me katër fjalë i Deschamps për mungesën e ...
Gjermani, arrestohet amerikani që spiunonte për llogari të K...
Gjermania e arreston një amerikan nën akuza për spiunazh
Republikanët sigurojnë shumicën në Senat për herë të parë pa...
Hoxha takon komisionin përzgjedhës të cilët shkruan dhe komp...
LDK dërgon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët ...