Shoferët e taksive kanë mbetur pa pasagjerë, dasmat janë anuluar papritur, shkollat janë mbyllur dhe shërbimi i restoranteve është kufizuar në pjesën më të madhe të Azisë, teksa koronavirusi është rikthyer në ato vende në të cilat dukej se ishte nën kontroll.
Mongolia ka regjistruar një numër të madh të vdekjeve që është rritur nga 15 në 233, derisa Tajvani – që më herët e ka konsideruar një sukses të madh luftën me pandeminë – ka regjistruar më shumë se 1 mijë raste të reja nga java e kaluar, duke vendosur mbi 600 mijë njerëz në izolim mjekësor dyjavor.
Hon Kongu dhe Singapori kanë anuluar udhëtimet pa karantinë të detyrueshme, për të dytën herë pas një shpërthimi të virusit në Singapor.
Hong Kong dhe Singapori kanë shtyrë një flluskë udhëtimi pa karantinë për herë të dytë pas një shpërthimi në Singapor me origjinë të pasigurt.
Kina, që ka eliminuar infeksionet lokale, ka regjistruar raste të reja që lidhen me sa duket pas kontaktit me njerëzit që vijnë nga jashtë.
Edhe pse rikthimi i virusit në Kinë nuk i ofrohet shpërthimit të madh që ka ndodhur në Indi dhe pjesë të tjera të Evropës, megjithatë mbetet një rikujtim që COVID-19 nuk duhet injoruar se vazhdon të jetë i gatshëm për t’u përhapur./klankosova.tv
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...