Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, lham Aliyes.
Sipas tij, kompanitë e karburanteve nga Azerbajxhani të cilat operojnë në Ukrainë do të ofrojnë falas karburante për ambulancat dhe për automjetet e tjera të cilat janë në pronësi të sektorit të emergjencave të Ukrainës.
“Rezultatet e bisedës me presidentin e Azerbajxhanit janë që të gjitha pikat e karburanteve në Ukrainë të cilat menaxhohen nga Azerbajxhani do të ofrojnë falas karburante për ambulancat. Ne jemi duke pritur edhe një aeroplan me medikamente nga Azerbajxhani”, ka shkruar ai në Twitter.
Ndryshe Azerbajxhani është njëri ndër shtetet e cila eksporton në Evropë sasi të konsiderueshme të karburanteve.
Ai ka falënderuar edhe Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz i cili ka vendosur që t’i dhurojë Ukrainës armatim. “Gjermani sapo ka njoftuar se do t’i dhurojë Ukrainës armë anti-tankë dhe raketa “Stinger”. Koalicioni kundër luftës është në veprim”, ka shkruar ai./arbresh.info/
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik