Google ADS

Azerbajxhani konfiskon sasi të mëdha armësh

13:26 | 2 Tetor 2020
Arbresh.info

Para sulmit ushtarak të Azerbajxhanit, forcat armene u larguan nga disa pozicione ku lanë armë dhe automjete.

Në kuadër të përgjigjes ndaj sulmeve në Malësinë e Karabakut, ushtria e Azerbajxhanit konfiskoi sasi të mëdha armësh, municionesh dhe makineri ushtarake nga forcat armene.

Forcat armene të dielën në mëngjes filluan sulme të reja ndaj vendbanimeve dhe pozicioneve të Azerbajxhanit ndërsa forcat azerbajxhanase u kundërpërgjigjën me sulme ndaj pozicioneve armene dhe filluan një operacion për çlirimin e rajoneve të okupuara.

Para sulmit ushtarak të Azerbajxhanit, forcat armene u larguan nga disa pozicione ku lanë armë dhe automjete.

Reporterët e AA-së filmuan armët dhe makinerinë e konfiskuar ndërsa në mesin e makinave ishin dhe kamionët rusë “Ural” të prodhuara në vitin 2019.

Po ashtu shumica e armatimit, municionit, bombave, raketa-hedhësve që u sekuestruan nga ushtria armene ishin të prodhimit rus.

Në video shihen gjurmët e luftimeve në kamionë si dhe armatimi i kapur.

Që nga viti 1991, ushtria armene ka pushtuar në mënyrë të paligjshme Malësinë e Karabakut, territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si dhe shumë organizata ndërkombëtare kanë bërë thirrje për tërheqjen e forcave armene pushtuese nga Malësia e Karabakut dhe shtatë rajone të tjera të okupuara azerbajxhanase./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme