Azerbajxhani i dorëzoi Armenisë kufomat e 30 ushtarëve të vrarë

15:10 | 29 Tetor 2020
Arbresh.info

Hikmet Hajiyev, ndihmësi dhe këshilltari i politikës së jashtme të presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se ushtria azerbajxhanase i dorëzoi ushtrisë armene trupat e 30 ushtarëve të vrarë armenë dhe dy civilëve të moshuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai theksoi se Armenia fillimisht nuk dëshironte që autoritetet e Azerbajxhanit të dorëzonin kufomat e ushtarëve të saj të vdekur, por dorëzimi u organizua pas një iniciative nga ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoygu.

“Në kufirin, në drejtimin Gazah-Tovuz, palës armene iu dorëzuan kufomat e 30 ushtarëve të vrarë dhe dy civilëve në moshë”, njoftoi Hajiyev.

Ai falënderoi ministrin rus Shoygu dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar për ndihmën e dorëzimit të kufomave të ushtarëve armenë.

Që kur shpërthyen përplasjet më 27 shtator, Armenia vazhdimisht ka sulmuar civilët dhe forcat e Azerbajxhanit, duke shkelur armëpushimet humanitare.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor ndërkombëtarisht i njohur i Azerbajxhanit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme