Azerbajxhani dhe Armenia kanë shkëmbyer të burgosurit si pjesë e marrëveshjes për paqe që i dha fund luftimeve të fundit për territorin e Nagorno-Karabak.
Tigran Avinyan, zëvendëskryeministri i Armenisë, njoftoi që 44 të kapur ishin kthyer në vend nga Azerbajxhani, transmeton portali arbresh.info
Ndërkohë, 12 të kapur të tjerë janë dorëzuar tek Azerbajxhani, konfirmon Ministria ruse e Mbrojtjes.
Shkëmbimi u lehtësua nga paqeruajtësit rusë që ishin vendosur në rajon nën marrëveshjen, e cila u ndërmjetësua nga Moska.
Nuk ishte menjëherë e qartë se sa të burgosur të tjerë synojnë të shkëmbejnë të dy vendet.
Armenia dhe Azerbajxhani bënë një luftë të përgjakshme mbi Nagorno-Karabakun në fillim të viteve 1990 e cila përfundoi në një armëpushim edhe pse episodet sporadike të dhunës kanë ndodhur që atëherë./arbresh.info/
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...