Azerbajxhani i ka liruar 32 ushtarë armenë më 7 dhjetor, derisa Armenia i ka liruar dy azerbajxhanas, sipas një deklarate të përbashkët prej dy shteteve, që ka përcaktuar hapa konkretë drejt ndërtimit të besimit.
Në deklaratat prej zyrës së kryeministrit armen dhe administratës së presidentit të Azerbajxhanit, është thënë se të dyja palët e konsiderojnë lirimin e të burgosurve si gjest të përcjellë prej “vlerave humanitare dhe si manifestim i mirëbesimit”.
Emrat e ushtarëve të liruar nuk janë bërë ende publikë.
Në deklaratë është thënë se ekziston mundësi historike për të arritur paqen afatgjatë.
“Dy shtetet rikonfirmojmë qëllimin e tyre për t’i rregulluar marrëdhëniet dhe për të arritur një traktat të paqes, duke respektuar parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial”, është thënë në deklaratë.
Si një tjetër gjest i mirë, Armenia ka treguar mbështetje për synimin e Azerbajxhanit për të qenë nikoqir i samitit të ardhshëm të Kombeve të Bashkuara për Klimën, dhe të tërheqë mbrapsht kandidaturën e saj.
Dy shtetet shpresojnë se shtetet tjera të Grupit të Vendeve të Evropës Lindore do ta mbështesin Azerbajxhanin në këtë pikë.
Azerbajxhani, në anën tjetër, ka ofruar mbështetjen për kandidaturën e Armenisë për anëtarësim në Byronë e Grupit të vendeve të Evropës Lindore.
Azerbajxhani dhe Armenia do t’i vazhdojnë diskutimet në zbatim të më shumë masave për ndërtim të besimt, është thënë në deklaratë.
Ato i bëjnë thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar që t’i mbështesë përpjekjet e tyre, me arsyetimin se ato do të kontribuojnë në ndërtim të mirëbesimit mes dy vendeve, dhe të kenë ndikim pozitiv, në gjithë Kaukazin Jugor.
Azerbajxhani dhe Armenia kanë marrë hapa preliminarë drejt një marrëveshjeje formale për paqe, prej kur Bakuja e ka rikthyer kontrollin mbi rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut në shtator, që ka rezultuar me eksod të armenëve etnikë prej rajonit./REL/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...