Azerbajxhani hodhi poshtë pretendimet “e rreme dhe false” të Armenisë se forcat e tij përdorën municione të fosforit të bardhë në Malësinë e Karabakut, duke thënë se është Jerevani që në të vërtetë synon të përdorë armët e paligjshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Armenia po përpiqet të përgatisë terren për provokime të mëtejshme duke shpërndarë ngarkesa fosfori në territorin e Khojavend-it, tha Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit në një deklaratë.
Duke cituar të dhëna të inteligjencës, ministria tha se Armenia mund të përdorë “municione që përmbajnë fosfor” kundër ushtrisë azerbajxhanase.
“Pala armene përgatit terren për provokimet e saj të mëtejshme duke përhapur më 30 tetor informacione të rreme dhe false në lidhje me pretendimin e përdorimit të armëve që përmbajnë fosfor të bardhë nga Ushtria e Azerbajxhanit”, theksohet në deklaratë.
“Ne deklarojmë edhe një herë se Ushtria e Azerbajxhanit nuk ka asnjë municion të ndaluar në arsenalin e saj”.
– Fitoret ushtarake
Përleshjet vazhduan në drejtimet e frontit Agdere, Khojavend dhe Gubadli të shtunën, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit.
Forcat armene u përpoqën të shënjestronin qytetet Tartar, Agdam dhe Aghjabadi, thuhet në deklaratë.
Forcat Azerbajxhanase shkatërruan dy tanke të tjera armene, tre automjete të blinduara, katër sisteme raketash, 12 obusë, një sistem raketash antiajrore, një radar dhe dy automjete, shton deklarata.
Fronti është nën kontrollin e ushtrisë Azerbajxhanase, tha ministria.
– Konflikti në Malësinë e Karabakut
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit, dhe shtatë rajone fqinje.
Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si dhe një numër organizatash ndërkombëtare kanë kërkuar “tërheqjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të forcave okupuese” nga territori i okupuar i Azerbajxhanit.
Në total, rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit ka qenë nën okupimin e paligjshëm të Armenisë për gati tri dekada.
Megjithatë, një armëpushim u arrit në vitin 1994.
Fuqitë botërore, përfshirë Rusinë, Francën dhe SHBA-në, kanë bërë thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm. Ndërkohë, Turqia ka mbështetur të drejtën e Azerbajxhanit për vetëmbrojtje dhe ka kërkuar tërheqjen e forcave pushtuese të Armenisë.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...