Azerbajxhanasit u mblodhën në Monumentin e Dëshmorëve në kryeqytetin Baku për të përkujtuar dëshmorët dhe për të festuar çlirimin e rajonit Kalbajar nga pushtimi i cili qëndroi nën robërinë e Armenisë për 27 vite, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas hyrjes së ushtrisë azerbajxhanase në Kalbajar, qytetarët e Azerbajxhanit vizituan Monumentin e Dëshmorëve me flamuj të Azerbajxhanit dhe të Turqisë në duar.
Qytetarët uruan njëri-tjetrin dhe shprehën gëzimin e tyre me brohoritje.
Në mesin e vizitorëve ishin të pranishëm edhe qytetarë nga rajoni Kalbajar të cilët nuk iu përmbajtën dot lotëve të gëzimit me rastin e çlirimit të vendlindjes së tyre.
Armenia pranoi humbjen dhe nënshkroi marrëveshjen që premton largimin edhe nga rajonet nën pushtim Agdam, Lachin dhe Kalbajar, pasi ushtria azerbajxhanase çliroi nga pushtimi i Armenisë 5 qendra qytetesh, 4 qyteza dhe rreth 286 fshatra me operacionin që filloi në Malësinë e Karabakut më 27 shtator.
Armenia për shkak se nuk mundi ta evakuojë në kohë qytetin Kalbajar që duhet ta dorëzonte më 15 nëntor, mori 10 ditë kohë nga Azerbajxhani dhe premtoi se do ta dorëzonte qytetin më 25 nëntor.
Në kuadër të armëpushimit, Armenia u tërhoq më 20 nëntor nga qyteti Agdam ndërsa sot nga Kalbajar dhe më 1 dhjetor do t’i dorëzojë Azerbajxhanit rajonin Lachin.
Krime lufte në Suharekë, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...